Sejfulla Osmani, avokat / ish-prokuror është i ftuari i rradhës në emisonin #Click Plus që emitohet në Tv 21. Osmani duke folur pë rastin e Almir Aliut që ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në qytetin e Kumanovës, kur katërvjeçari pas një zënke banale u shtyp për vdekje nga Boban Iliqi, ai thot se këtu kemi vrasje me paramendim. Për këtë ka dëshmi materiale si video xhirimi ku qartë shihet qëllimi i tij, mënyra e lëvizjes dhe vrasja e Almir Aliut, por edhe tentimi për vrasjen e nënës dhe babait të fëmijës. S’di me çfarë vepre penale tjetër mund të kualifikohet kjo vepër që ka të bëjë me vrasje, njofton Almakos.
Nuk mund ta paramendoj se dikush mendon për rikualifikim të një vepër të këtillë. Vepra penale është shumë serioze.
“Kemi pasoja “vdekjen”, por elementi i paramendimit këtu është prezent, mesa kuptoj unë nga avokati dhe mesa shohim nga incizimi. Tani ne të gjithë jemi profesionistë, dhe poqese unë do të isha prokurori i çështjes nuk do të kisha asnjë hamendje nga ky moment”, deklaron Osmani në #Click Plus./Almakos

