Më datën 15 shkurt do të mbahet seanca e parë për rastin e vrasjes së Almirit të vogël nga Kumanova. Gjykatësja e cila do të udhëheq lëndën është Maja Denkovska, e cila në Gjykatën Themelore të Kumanovës punon që nga viti 1997. Avokati i familjes Ali, Asmir Alispahiq deklaroi se pritshmëritë e tyre është që kjo lëndë të udhëhiqet në mënyrë profesionale, efikase dhe në përputhshmëri me normativën ligjore.
“E dimë se dhimbja e familjes për humbjen e të birit është e madhe dhe prandaj do të insistojmë që të udhëhiqet në mënyrë profesionale efikas e tërë procedura e cila edhe një herë do të përsëris që mbahet në Gjykatën themelore në Kumanovë”, tha avokati Asmir Alispahiq.
Ai po ashtu tha se ata do të insistojnë që të shqiptohet dënimi maksimal për të akuzuarin Boban Iliq, ngase, siç tha ai, edhe opinioni ka parë pamjet ku shfaqet brutaliteti i veprës të cilën e ka kryer i akuzuari.
“Pikërisht për këto arsye kemi kërkuar, kërkojmë dhe do të insistojmë që dënimi i vetëm, e cila në një farë mënyrë do të jetë satisfakcion për humbjen e anëtarit të familjes, të voglin Almir Aliu është dënimi me burg të përjetshëm për të akuzuarin. Edhe një herë do të apeloj që i tërë opinioni të jetë prezent dhe të shohim se në çfarë mënyrë unë do ta kisha quajtur monstrumi prej njeriu do të tentoj që të mbrohet në tërë këtë procedurë”, theksoi Alispahiq.
Ai tha se shqiptimi i dënimit maksimal duhet të jetë një mësim për gjithsecilin që në të ardhmen do të tentoj të bëj një vepër të tillë se do të përfundoj me dënim më të madh me burg, ndërsa kjo është burgu i përjetshëm.
Më 25 qershor 2016, një zënkë verbale në shtëpinë e shëndetit në Kumanovë mes Bojan dhe Boban Iliçit dhe prindërve të Almirit, rezultoi me humbjen e jetës së këtij të fundit, pra fëmiut katërvjeçarë Almir Aliu. Dëshmitarët thonë se ishte një vepër penale e qëllimshme, pas çka dolën edhe video inçizimet ku shiheshte se si i dyshuari Boban Iliç shtyp me makinë vogëlushin i cili ishte i shoqëruar me prindërit e tij.
Enis Murtezi /SHENJA/
Seanca për vrasjen e Almirit 4-vjeçar, më 15… by tvshenjaofficial