Sead Koçan shpëtoi nga paraburgimi. Këtë e bënë të ditur burime nga Prokuroria Speciale. Vendimi zyrtar i gjykatës do duhet të presë deri të hënën në mënyrë që të shihen arsyet e shfuqizimit dhe arsyetimet e mbrojtjes teksa ka bërë ankesën. Edhe pse Koçan tani ka mundësi që të kthehet i lirë në Maqedoni, llogaritë e tij bankare mbeten të bllokuara. Është e çuditshme se në çfarë baze është bërë shfuqizimi duke marrë parasysh se Koçan llogaritej se është në ikje.
Avokati i biznesmenit që është më shumë se dy muaj në arrati Sead Koçan, nuk dëshi të komentojë bllokimin e llogarive bankare të klientit të tij dhe të kompanisë “Transmet”, madje u ofendua nga pyetjet e gazetarëve duke kthyer përgjigje ironike se është dashur ti urohet 72 vjetori i Avokaturës së Maqedonisë.
Gazetari: Si e vlerësoni vendimin e Gjykatës Themelore për bllokim e llogarive të Koçanit?
Avokati (Nikolla Dodevski): Ju faleminderit për urimet për ditën e avokaturës, shihemi.
Pikërisht në ditën kur u arratis Koçan, avokati i tij Nikolla Dodevski ngulte këmbë se ai nuk është arratisur nga drejtësia por ka shkuar në udhëtim zyrtar pa e ditur se ndaj tij ka fletarrest dhe vendim për para burgim. Por Sead Koçan edhe më tej nuk duket askund edhe pse për të u lëshua edhe fletëarrest ndërkombëtar.
Gjykata Penale ka lëshuar fletëarrest për të më shumë se dy muaj më parë ngase dyshon se mund të ndikojë në dëshmitarët ose të shkatërrojë provat.
Sead Koçan është pronari i kompanisë “Transmet”, e cila është përdorur për të marrë tendere të ndryshme shtetërore duke falsifikuar të dhënat për kapacitetin, profilin dhe për kuadrin. Tenderi 17 milion eurosh për të cilin Prokuroria Speciale heton kompaninë Transmet, është shpallur nga Elektranat e Maqedonisë.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
FERIKAN 2 _13.05.2017 by tvshenjaofficial

