Reshjet intensive të borës vazhdojnë të vështirësojnë qarkullimin e lirshëm nëpër lagjet shqiptare të Shkupit. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga fillimi i reshjeve shumica e rrugicave të lagjes Seravë, Gazi Babë dhe Dizhon janë akoma të mbuluara nga një shtresë e konsiderueshme e borës dhe akoma nuk janë pastruar. Nga pamjet televizive mund të shihet se shtresa e dëborës që është krijuar nëpër këto rrugë shkakton problem dhe u pamundëson automjeteve dhe këmbësorëve qarkullimin.
Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dëborës, në aksin rrugor GostivarKërçovë përmes qafës malore Strazhë sot është vendosur sërish ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese në dy drejtimet, kumtoi Qendra dispeçereinformative e NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Mbeten në fuqi ndalesa për kamionë në qafën malore Gjavatë dhe në aksin rrugor MavrovëDibër, ndërsa mjegull me dukshmëri deri në 100 metra ka në Pletvar. Në rrugët në vend, përveç në pjesët lindore po bie borë me intensitet të dobët komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës.
Nga Enti Hidrometereologjik paralajmërojnë rritje të madhe tështresës së dëborës, në shumë vende edhe për 20 deri 30 centimetra, për shkak të reshjeve të borës, të cilat priten të jenë të mëdha nga fundi i ditës dhe gjashtë natës. Më shumë reshje do të ketë në jug të vendit ku në shumë vende priten edhe mbi 40 centimetra borë e re. Në rrethinën e Shkupit pritet lartësia e shtresës së dëborës të rritet për rreth 15 deri në 20 centimetra..
Siç informojnë nga DPHM, më shumë borë sot në mëngjes ka në Mavrovë, 69 centimetra, ndërsa më pak në Shtip, një centimetër. Në Shkup shtresa e borës ka arritur 21 centrimetra.
Teuta Buçi /SHENJA/
Rrugët e lagjeve shqiptare të papastruara by tvshenjaofficial