Është njëra nga rrugët më të frekuentuara që lidhë Çairin me pjesën qendrore të Shkupit. Këtu brenda ditës kalojnë qindra vetura, mirëpo kjo nuk mjafton që autoritetet të investojnë në sanimin e gropave të kësaj rruge.
Tv Shenja realizoi një bisedë me disa qytetarë të kësaj, ane. Ata thonë se politika i ka harruar dhe se premtime japin vetëm para zgjedhjeve dhe asnjëherë nuk kanë realizuar atë që kanë thënë.
Pohojnë investimi i fundit në këtë segment rrugorë është bërë 20 vite më heret.
“Me vite është kështu. Nuk është nga dje, jo vetëm kryetari, këtë lagje këtu nuk e sheh askush. Premtojnë në çdo cikël zgjedhor në momentin që fitojnë, harrojnë se kanë premtuar, kurse janë dhënë para që e njëjta të bëhet. Qoftë edhe kanalizimi edhe ujësjellësi dhe gjithka”
Kam 36 vite kam qenë fëmijë, kisha, 7 ose 8 vite “Dall fufo”, apo si quhej nuk e njoh edhe mirë e di që në atë kohë para 25 vitesh e më shumë e ka bërë këtë rrugë. Nga atëherë deri më sot nuk është bërë asgjë, paguajmë edhe për ndriçim publik por si shërbim nuk e marrim asnjëherë.
Këto parti janë krejt prevaranta, krejt prevaranta janë babo. Kërkush nuk e ban, krejt prevaranta, paguani do ta bëjmë, nuk ka asgjë.
Veç rrugës qytetarët thonë se problem për ta është edhe mungesa e ndriçimit publik dhe thonë se e njëjta krijon vështirësi për të moshuarit të cilët në rast nevoje nuk mund të lëvizin gjatë mbrëmjes.
Ndonëse rrugë lokale, ky aks rrugorë është një nga akset më të rëndësishme në Komunën e Çairit sepse veç lidhjes me Qendrën, rruga është edhe lidhje e Universitetit Nënë Tereza me Çairin dhe numër i madh i studentëve janë të obliguar që për çdo ditë të udhëtojnë nëpër këtë rrugë.
Mevludin Imeri /SHENJA/