Në muajin maj, inflacioni në shitjet me pakicë në vend është rritur për 5,8 % krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave. Sipas statistikave, rritja e çmimeve muajin e kaluar në nivel të gjithë ekonomisë ishte 4.5 % krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Bëhet fjalë për një rritje çmimesh që tashmë kanë pasur një valë rritjeje gjatë vitit të kaluar.
ENTI SHTETËROR I STATISTIKAVE
“Për një vit, rritja më e madhe e çmimeve ishte për frutat me 22 %, e ndjekur nga sheqeri, çokollata, mjalti, perimet, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat. Rritje prej 5.6 për % ka edhe çmimi për alkoolin dhe duhanin, veshjet dhe këpucët, mobiliet, sendet shtëpiake dhe shërbimet shëndetësore. Transporti u shtrenjtua për 10.3 % dhe shërbimet e restoranteve dhe hoteleve për 8.5 %”.
Nga Enti Statistikor theksojnë se rritja e çmimeve vjen si pasojë e rritjes së kostos së jetesës në shumë sektorë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/