Derisa është riaktualizuar çështja e njohjes së Palestinës nga disa vende evropiane pikërisht në periudhën kur ndaj Gazës po kryhet gjenocid, kryeministri Hristijan Mickoski u pyet për qëndrimin e RMV-së për këtë çështje. Ai shumë shkurt u përgjigj se qëndrimin e kanë shprehur disa herë dhe se i njëjti mbetet i pandryshuar, duke mos specifikuar asgjë më shumë.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Mendoj se e kemi komunikuar këtë shumë herë në të kaluarën dhe këtu nuk ka ndryshime”.
Maqedonia e Veriut qëndrimin e ka shprehur përmes votimit të rezolutave për armëpushim në Gaza, duke shprehur qëndrim neutral ose duke votuar kundër.
Në qershor, Maqedonia ka abstenuar vazhdimisht armëpushimin në Gaza. Në prill 2025, RMV votoi kundër, në shkurt 2025, RMV abstenoi, në shtator të vitit 2024 abstenoi, ndërsa edhe në tetor 2023 votoi e përmbajtur.
Ndërkohë, një qëndrim i tillë është shfaqur edhe gjatë refuzimit të nismave për të miratuar rezoluta në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në mbështetje të çështjes palestineze. Një ditë ma parë në vendin tonë, iniciativa “Të gjithë për Palestinën”, i dërgoi letër presidentes së Maqedonisë Gordana Siljanovska Davkova përmes së cilës kërkojnë që zëri i Maqedonisë si shtet anëtar i OKB-së duhet të përfaqësojë zërin e qytetarëve, dhe jo interesat ekonomike dhe politike të individëve.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/