Raporti i fundit i Transparency International për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, për kryeministrin Hristijan Mickoski, është i logjikshëm, sepse ka të bëjë me periudhën e qeverisjes së kaluar. Rënia prej dy vende më poshtë është për shkak të siç thotë, atyre keqpërdorimeve të flamurit europian dhe skandaleve korruptive.
Kryeministrit vlerëson se ky raport është një bazë e mirë për të filluar përmirësimin e pozitës së vendit.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Nëse i vëreni të shtatë kriteret, do të shihni se të gjitha kanë të bëjnë me periudhën e qeverisjes së mëparshme, të cilën e analizova në detaje. Kjo është një bazë e mirë për të filluar përmirësimin e pozicionit tonë. Absolutisht do ta ngarkoj ministrin përkatës në seancën e sotme të Qeverisë që të zbulojë dobësitë që janë konstatuar mjaft qartë dhe të sigurohet që kjo të mos përsëritet”.
Kanë reaguar edhe nga LSDM. Sipas tyre Maqedonia e Veriut për herë të parë pas vitit 2019 po bën regres në luftën kundër korrupsionit.
LSDM
“Me rënien në dy vende më poshtë në rangimin e vendit të 88, qytetarët tregojnë qartë se nuk kanë besim në politikat e tyre dhe se korrupsioni është me keq se kurrë. Derisa fqinjët, si Shqipëria dhe Kosova, bëjnë përpjekje serioze për të shkuar para, Shqipëria është tetë vende para nesh, kurse Kosova 15, Maqedonia e Veriut nën drejtimin e kësaj qeveria po kthehet mbrapsht”.
LSDM thotë se gjatë qeverisjes së saj e ka përforcuar luftën kundër korrupsionit.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/