Skender Rexhepi nga krahu i BESËS së Shkupit në emisionin Click që emitohet në Tv 21 Plus tregon arsyet pse kërkoi bashkë me 60 të tjerë shkarkimin e ish kryetarit Bilall Kasami. Ai thot se Bilall Kasami duhet të mbajë përgjegjësi për rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale.
“Ne në zgjedhjet komunale kemi humbur mbi 11 mijë vota, dhe thuajse nuk kemi fituar asnjë komunë, Kasami duhet të mbajë përgjegjësi për këtë rezultat”, theksoi Zejdi.
Zejdi gjithashtu shprehu keqardhje për të gjithe mbështetësit e Besës për dhimbjen që ju shkaktua atyre këto ditëve të fundit.
‘Të gjithe aktivistëve, simpatizantëve të Lëvizje BESA që tre vite janë pjese e struktuave tona , dua t’ju kërkojë falje publike për shqetësimin që ju krijuam me ngjarjet e fundit”, deklaroi Rexhepi./Almakos