Deputeti i AlternAtivA-s, Rexhep Memedi, sot në një prononcim dhënë për emisionin “Euronews Albania”, ka folur në lidhje me situatën aktuale në vend.
“Kryetari i Kuvendit duhet t’i respektojë normat kushtetuese dhe, konform kësaj, duhet të mblidhet Kuvendi që ta verifikojë gjendjen e jashtëzakonshme në vend”, ka deklaruar deputeti i AlternAtivA-s, Rexhep Memedi.