Regjistrimet në shkollat e mesme tashmë kanë filluar, por ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit procesi i regjistrimit po zhvillohet me aplikim online. Nga shkolla e mesme “Maria Kiri Sklodovska” profesor Jusuf Abdullau në deklaratën e tij për tv Shenja, regjistrimin online e vlerëson si më të përshtatshëm krahasuar me atë formal, pasi që sipas tij është një formulë më e qartë sepse menjëherë pas aplikimit bëhet selektimi i nxënësve në qoftëse janë të pranuar ose jo.
Jusuf Abdullau, profesor në “Maria Kiri Sklodovska”
“Si gjithmonë edhe këtë vit normalisht që numri i nxënësve përafërsisht është i njëjtë,mirëpo nëkrahasim me vitet e kaluara normalisht që mbushen paralelet. Normalisht që nxënësat janë paraprakisht të njofuar rreth pikëve që munden që të regjistrohen në drejtime dhe normalisht në bazë të suksesit të tij e ka krahasuar prej më herët se tek cili drejtim është, normalisht që paralelet për laborant medicinal, teknik të optikës së syve dhe laborant kimik mbushen nga ana e nxënësve aplikimet për arsye se veçse më janë të inkuadruar apo rreth atyre drejtimeve”.
Ndërkaq edhe drejtor i shkollës së mesme Cvetan Dimov, Gani Asllani, regjistrimin online e vlerëson si të përshtatshëm në përjashtim të disa vështirësive të vogla. Ai thekson se kanë formuar një ekip të veçantë posaqërisht për të qenë në ndihmë të atyre që hasin vështirësi ndaj qasjes së programit. Ai thekson se si shkollë e mesme ofrojnë një larmishmëri të drejtimeve nga ku theksoi edhe marketingun si një nga drejtimet më të reja që kanë vënë në funksion që nga viti i kaluar.
Gani Asllani, drejtor i shkollës së mesme Cvetan Dimov
“Ka njëlloj vështirësie të vogël, mirëpo por prap është e përshtatshme. Kanë vështirësi të vogla rreth asaj, mënyrës, qasjes të programit, por kemi ekipe dmth të profesorëve që i’u ndihmojnë, që i kemi formuar brenda, në kuadër të shkollës. Sot është dita e fundit, kanë ende afat për regjistrim, fluksi, vërehet se ka fluks të regjistrimeve, ka interes për profile të cilat i ofrojmë si shkollë, mirëpo pjesën finale se sa ka qenë vjet dhe këtë vit ende nuk mundem që ta definojmë përderisa rrjedh regjistrimi , Interesi më i theksuar është tek drejtimet e mjekësisë dmth për motër medicinale, teknik dhëmbësh dhe teknik farmaciotik, dmth këto janë tre drejtimet që i ofron shkolla mirëpo nuk mungon aspak interesi edhe për drejtimet ekonomike qëi ofrojmë”.
Ndërkaq, Asllani theksoi se testet pranuese formulohen për t’u bërë rangimi i nxënësve të cilët janë me mesatare të njëjtë prej 75 pikëve vetëm në rastet që ka fluks të madh të aplikimevenga ku arrin që të kalojë numri i kuotës. Ndarja e regjistrimeve bëhet në bazë të konkursit i cili është i shpallur nga ana e Ministrisë së Arsimit, në bazë të kuotave të cilat janë vendosur, nga ku minimalja për drejtimet e mjekësisë është 70 pikë, 60 pikë për drejtimet ekonomike dhe mbi 30 pikë duhet të kenë për referent shitës, nga ku si rrjedhojë e pikëve bëhet vlerësimi në qoftëse nxënësi ka të drejtë regjistrimi ose jo.
Anida Murati /SHENJA/