I ftuar në emisonin #Cick Plus qëemitohet në Tv21 ishte dhe Syrja Rashiti, deputet Aleanca për Shqiptarët, duke u përgjegjur në pyetjen e gazetarit se sa vështirë e ka koalicioni qeveritar, ta kalojë ligjin për përdorimin e gjuhëve në kuvend, Rashidi thot se kjo mund të tejkalohet vetëm duke negociuar me Vmro’në. Amendamentet e VMRO-DPMNE-së janë vendim politik për të penguar ligjin edhe pse ato bëhen në formë procedurale. Faktin se gjithsej ligji ka rreth 4000 fjalë, ndërsa për to janë dorëzuar mbi 35 mijë amendamente nga Vmro, njofton Almakos.
Tutje Rashidi thot se Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtueshmëri me Kushtetutën:
“Ligji për përdorimin e gjuhëve është në përputhshmëri më Kushtetutën dhe Amandamentin e 5-të dhe i njejti nuk favorizon dhe nuk diskriminon asnjë gjuhë, por e avanson përdorimin e gjuhëve të të gjithë komuniteteve jo-shumicë që jetojnë në Maqedoni, ndërsa përdorimi i gjuhës maqedone dhe shkrimi i saj cirilik edhe më tutje mbeten gjuhë dhe shkrim i vetëm zyrtar në territorin e Republikës së Maqedonisë, në marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrojtje, politikën monetare dhe policinë qëndrore”, thekson Rashidi.
“Situata mund të tejkalohet vetëm duke shfrytëzuar mundësine e negociatave dhe duke shfrytëzuar autoritetin e vet Kryeparlamentari, të negociojeë me ta për të tërheq amandamentet, përndryshe kjo të con në bllokad totale të miratimi të ligjit”, deklaroi Rashidi ne #Click Plus./Almakos

