I ftuar në emisonin #Click Plus që emitohet në Tv21 opinionisti Ismet Ramadani duke debatuar mbi emrin” si metaforë e konteksteve ballkanike” dhe cështjen e identiteti maqedonas ai shton se vendet e Ballkanit jane te pasura ne minoritete nder to Maqedonia, është një vend multietnik. Në përpjekjet e një shoqërie që ta mbrojë apo ta dëshmojë ekzistimin e identitetit, në momentin kur shkaktohen përplasjet e argumenteve që hedh njëra apo pala tjetër, lindin konfliktet që do të ndikojnë jo pak jetën politike të një shteti thekson Ramadani, njofton Almakos.
“Tek maqedonasit unë mendoj se ata duhet pak më shume të debatojnë me vetveten dhe mos ta shikojnë fain tek tjetri, nëqoftëse ata binden dhe duhet të jenë të bindur se i takojnë një identiteti maqedonas atëher ky grup i caktuar nuk humbin identitetin për shkak të tjerëve, asimilimit etj në këtë kohë”, thekson Ramadani në #Click Plus.
Greqia ka refuzuar ta njohë emrin e saj për shkak të pretendimeve të maqedonasve se janë pasardhës të maqedonasve antikë, që kanë dominuar dhe jetuar në pjesët e Greqisë së sotme. Athina vlerëson se maqedonasit janë sllavë dhe se nuk kanë asgjë të përbashkët me të kaluarën antike të këtij territori.
Teoria e sotme mbi identitetin maqedonas e cila vjen nga Shkupi zyrtar, kuptohet që ka qëllim dëshmimin e vazhdimësisë historike të njësisë politike të quajtur Maqedoni, që nga koha e Lekës së madh. Megjithatë, dominimi i elementeve gati krejtësisht sllave në identitetin e maqedonasve të sotëm, shfaq në sipërfaqe faktin se kjo teori nuk ka arritur qartë të arsyetojë aspektin shkencor…
“Maqedonasit kanë probleme me identitetin e vet, mendoj se propozimet nuk do të prekin identitetin e bashkësisë etnike maqedonase, por të kundërtën hyrja në NATO dhe sigurimi i një stabiliteti afatgjatë dhe ardhmëri vetëm se do të forcojë identitetin e tyre”, shton Ramadani./Almakos.

