Ndërtimi i një rruge paralelisht me lumin Vardar, e cila parashihet që të ndërtohet nga hoteli “Holiday Inn” dhe të përfundoj tek ndërtesa e “Telekom”-it, do të shkatërroj shëtitoren e kejit. Përveç kësaj, në kuadër të këtij projekti, parashihet që të shkatërrohen edhe terasat e lokaleve që ndodhen pran lumit Vardar. Një grup qytetarësh dhe pronarë të objekteve në fjalë, u mblodhën sot në vendin ku kishin filluar punimet, për të shprehur pakënaqësinë e tyre në lidhje me ndërtimin e kësaj rruge.
Sashe Tërpeski nga Komuna Qendër, thotë se miratim0ni për ndërtimin e kësaj rruge e ka dhënë Qyteti i Shkupit. Ai thotë se ndërtimi i saj rrezikon para së gjithash sigurinë e qytetarëve.
“Në periudhën e kaluar kemi sjellë një vendim si komunë e Qendrës, ku në mënyrë ligjore kemi arritur që të pengojmë ndërtimin e kësaj rruge, por me ndryshimin e ligjit Qyteti i Shkupit na i ka marrë kompetencat për këtë pjesë. Por, nuk ndalemi këtu. Të hënën kemi caktuar së bashku me këshilltarët e Komunës Qendër seancë të jashtëzakonshme me çka do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të penguar ndërtimin e kësaj rruge kriminele, të cilin e ndërton partneri i biznesit i Nikolla Gruevskit, Aleksandër Ivanovski, i cili ishte i njohur në bombat, përkatësisht në projektin “E vërteta për Maqedoninë”, tha Sashe Tërpeski nga Komuna Qendër.
Tërpeski u ka bërë thirrje investitorit të ndërpres menjëherë punimet, ndërsa kryetarit të Qytetit të Shkup, Koce Trajanovski, të tërheq vendimin për miratimin e ndërtimit të rrugës, pasi, siç është shprehur ai, nëse kjo nuk ndodh do të ndërmarrin masa adekuate.
Nga ana tjetë, pronarët e objekteve hotelierike ankohen se me këtë projekt dëmthen dukshëm bizneset e tyre.
“Marrëveshjet e fundit para një vitit e gjysmë ishin se ajo nuk do të pengoj objektet që janë këtu. Vetëm mund të them se në këtë rrugë, deri në fund të rrugës, ka me siguri diku mes 400 ose 500 të punësuar. Do të thotë ato janë kontributi që i fiton shteti nga të gjithë ne. E dyta, Qyteti të Shkupi dhe Komuna Qendër, në emër të përdorimit të hapësirave publikë këmbësore, marrin mbi 1 milion euro nga të gjithë ne”, tha njëri nga pronarët.
Por, sipas kryetari të Qytetit të Shkupit, thotë se rruga ndërtohet nga investitor privat dhe se rruga e këmbësorëve do mbetet edhe më tej.
“Atë rrugë nuk e bën Qyteti Shkupit, e bën investitor privat, në pajtueshmëri me marrëveshjen që ka pasur. Ajo është rrugë e qytetit, Qyteti i Shkupit ka dhënë eje. Ajo është rrugë këmbësore edhe tani dhe e tillë do të mbetet. Rrugë këmbësore në atë kuptim se pjesa më e madhe e qytetarë ecin në atë pjesë. Kështu që mbetin bisedimet me pronarët e lokalëve”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Nga Komuna Qendër më tej kanë thënë se, marrëveshja për nëdërtimin e kësaj rruge fillimisht ka qenë që ajo të jetë të jetë nëntokësore. Por, më 21 dhjetor të vitit 2012 është ndryshuar marrëveshja nga ana e udhëheqësisë së atëhershme të VMRO DPMNE.
Qytetarët dhe afaristët revoltohen nga punimet… by tvshenjaofficial