Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN kërkon që në zgjedhje lokale të dalë me listë të veçantë, ndryshe nga pjesa tjetër e partive të këtij koalicioni. Por, ai është optimist se do të gjejnë gjuhë të përbashkët për këtë çështje. Taravari tha se janë në komunikim të vazhdueshëm dhe se po përgatiten për zgjedhje lokale, si dhe se së shpejti do të dalin me qëndrime.
Arben Taravari, kryetar i ASH-së
“Unë e kam thënë shpesh sa më shumë dhe kam insistuar në negociata që të dalim me listë të veçantë si Aleancë për Shqiptarët, por edhe partitë e tjera sepse motivojmë shumë më shumë njerëz të jenë të angazhuar në zgjedhjet lokale, por shofim e bëjmë, jemi në komunikim të vazhueshëm, kemi raporte korrekte, kështu që jam optimist se do të gjejmë gjuhë të përbashkët”.
Kërkesën e Taravarit për lista të veçanta e pranoi edhe kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Por, ai thotë se pjesa dominante e koalicionit janë që në zgjedhje të garojnë së bashku. Ai theksoi se nëse ASH vendos për këtë, atëherë në zgjedhje do të garoj e vetme.
Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa
“Po qëndrimi dominant brenda VLEN-it është se ne shkojmë si koalicion. Kemi marrë mandat nga qytetarët në pushtetin qendror dhe gjithashtu, kërkesa e qytetarëve është që ky koalicion të vazhdoj bashkë edhe në zgjedhjet lokale… është e njohur për opinionin që kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në bazë të informatave brenda ASH-së, ekziston kërkesa që të shikohet mundësia që në listat për këshilltarë, ASH-ja të shkojë e vetme”
Kasami mohoi që Taravari të ketë kërkuar përqindje në ndarje të listave për zgjedhjet lokale, pasi në opinion kishte informacione që ai ka kërkuar 40%.
Bilall Kasami, gjithashtu u shpreh se në takimin fundit që kanë patur liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka mohuar se ka është takuar me liderin e BDI-së Ali Ahmeti.
Emine Ismaili /SHENJA/