VIDEO| Publikohen pamjet e fundit të Ervis Martinajt në shoqërinë e të dashurës dhe policit Lami

VIDEO| Publikohen pamjet e fundit të Ervis Martinajt në shoqërinë e të dashurës dhe policit Lami

Janë publikuar për herë të parë pamjet kur i shumëkërkuari Ervis Martinaj është shfaqur për herë të fundit në publik. Prej disa kohësh ai rezulton i zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për të.

Pamjet janë publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” në Neës24, ku shihet Ervis Martinaj i veshur me bluzë bardhë dhe pantallona të zeza dhe dy persona të tjerë që e shoqëronin. Njëri është efektivi Jeton Lami dhe personi tjetër është mikesha e të shumëkërkuarit Martinaj.

Ervis Martinaj është filmuar nga kamerat e sigurisë të një hoteli luksoz në Durrës mbrëmjen e 5 gushtit, pesë ditë para se të denoncohej zhdukja e tij.

“Më pas silueta e mbretit të kumarit është shfaqur në një tjetër kamera sigurie në kryeqytet, në pallatin ku banon edhe prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë”, thotë gazetarja Klodiana Lala, duke theksuar se pallati ku ai doli për herë të fundit ishte i rrethuar nga forcat e Gardës së Republikës.