Sistemimi i shkollave të mesme nëpër zona jourbane është një thikë me dy tehe, kështu thotë psikologu, Kadri Haxhihamza. Duke elaboruar se si ndikojnë këto rrethana në zhvillimin psikologjik, Haxhihamza thotë se nxënësit që ndjekin këto shkolla ndjehen të izoluar si dhe mundësia e tyre për të qenë të informuar rreth mundësive për edukimin e tyre të mëtutjeshëm është më e vogël.
“Nxënësit në shkollat rurale munden të ndjehen nga njëra anë më tepër të izoluar nga mjedisi edhe me më pak gjasa për potencialin e tyre të zhvillimit. Konkretisht, në mjediset rurale është pyetje, sa nxënësit e shkollave të mesme munden të kuptojnë se çfarë janë shanset e tyre dhe cilët janë fakultetet në disponim, si janë kushtet për regjistrim. Sepse, përsëri nxënësit të cilët janë në mjediset urbane, kanë qasje më të lehtë deri tek këto fakultete”, tha psikologu Kadri Haxhihamza.
Ai thotë se në pamundësi për të pasur qasje të përditshme me botën urbane, “shpëtimi” i nxënësve mbetet në internet, i cili ua lehtëson atyre që të marrin informatat që kanë nevojë.
“Është fakt se edhe kjo, shkuarja në teatër ndonjëherë mund të mungoj te vendet rurale. Mirëpo, përsëri po e ceki, interneti mundësia që një film për të cilin flitet të shihet nëpërmjet internetit pak i zbutë këto mundësi, edhe pse keni të drejtë në këtë drejtim, në mundësitë për zhvillim psikologjiik me ndikimet kulturore nga jashtë nga rrethi, janë të zvogëluara në rrethet rurale ndërsa, mundësitë janë pak më të mëdha tek nxënësit në mjediset urbane”, theksoi Haxhihamza.
Haxhihamza thotë se zhvillimi psikologjik në këto mjedise jourbane ka përparësitë edhe dobësitë e veta. Ndërsa, për sa i përket kontakteve me fakultetet, këtë ua lehtëson interneti, i cili lujati rol të madh në këtë drejtim.
Teuta Buçi /SHENJA/
Psikologu: Shkollat në vendet jo urbane, thikë… by tvshenjaofficial

