39 institucione shtetërore kanë qenë subjekt i revizionit për rregullsi, të kryer nga Enti Shtetëror për Revizion në vitin 2016. Sipas raportit të këtij enti, vetëm 8 prej këtyre institucionevee i janë përgjigjur pyetësorit ku janë pyetur për përvojën dhe bashkëpunimin me entin në fjalë. Në këtë raport po ashtu thuhet se ata nuk kanë marrë akoma përgjigje për raportet e revizioneve që i kanë dorëzuar Prokurorisë Themelore.
“Enti Shtetëror për revizion i ka dorëzuar 7 raporte të revizionit Prokurorisë Themelore, për të cilat akoma nuk është nuk kanë marrë përgjigje. Komuna Koçan, Ministria e Ekonomisë, NP Rrugët e Maqedonisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, janë vetëm një pjesë e institucioneve për të cilat janë dorëzuar këto raporte”, deklaroi Gabriella Dimoska, Qendra për Analiza Ekonomike.
Ndërkohë, sipas Aleksandar Popovskit nga Enti për Revizion, parregullësitë më serioze të cilat hasin ato më së shpeshti kanë të bëjnë me shpenzimin e mjeteve buxhetore. I pyetur nëse bashkëpunon me PSP në lidhje me dyshimet e ngritura për VMRO, ai tha se me këtë prokurori bashkëpunojnë njëjtë sikurse me organet e tjera.
“Mund vetëm të them se kemi bashkëpunim me Prokurorinë Speciale Publike, kemi vepruar sipas kërkesave të tyre dhe e bëjmë atë për të gjitha partitë politike për të cilën është theksuar nevojë për informata”, tha Aleksandar Popovski, Enti Shtetëror për Revizion.
Raportin për ndjekjen e këtij enti e kanë përgatitur Fondacioni për Demokraci i Vestminster dhe Qendra për Analiza Ekonomike, në kuadër të projektit “Përmirësimi i llogaridhënies financiare dhe transparencës në Maqedoni”.
Teuta Buçi /SHENJA/