Ende asnjë epilog për plagosjen e të riut Ardian Bilalli në Reçice të Vogël. Për këtë vepër dyshohet deputeti i BDI-së Xhevat Ademit.
Ndonëse rasti ndodhi më 30 korrik të vitit të kaluar, lënda është ende në procedurë hetimore. Sot në prokurori u thirr vetë i plagosuri Ardian Bilalli. Pas daljes nga prokuroria, Bilalli u ankua se rasti i tij po zvarritet pa ndonjë arsyetim.