Prodhimi me kontratë është modeli më i mirë për çdo fermer sepse në këtë mënyrë zgjidh problemi më i madh – plasimi i produkteve bujqësore. Për blerësin kjo do të thotë lëndë e parë e besueshme dhe për shtetin rritje të prodhimit vendas ushqimor, rritje të eksporteve dhe mundësi për vende të reja pune.
Pas projekteve të suksesshme të prodhimit me kontratë të lulediellit, misrit dhe specit organik, të cilat rritën ndjeshëm sipërfaqet dhe prodhimin e këtyre kulturave në vendin tonë, këtë vit në fokus pritet të jetë prodhimi i shalqirit pa fara. Ky prodhim me kontratë u organizua vitin e kaluar nga kompania blerëse “Fresh line”, e cila paralajmëroi vazhdimin e projektit edhe këtë vit. Sezoni i suksesshëm i vitit të kaluar konfirmoi idenë dhe ambicien e tyre për prodhim më të madh të shalqinit pa fara, trend i imponuar nga tregjet e huaja dhe të cilin ne mund ta ndjekim me prodhimin tonë. Këtë vit projekti ka hasur në një interesim të madh te fermerët dhe pritet që nën këtë kulturë të mbillen sipërfaqe më të mëdha./Lajmi i plotë.