As sot nuk janë shkarkuar drejtorët aktual të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe Byrosë për siguri publike, Vlladimir Atanasovski i cili erdhi pas dorëheqjes së Sasho Mijallkovit dhe Mitko Çavkovit. Kryeministri Zoran Zaev gjatë një paraqitje publike tha se drejtorët e rinj të dy drejtorive kyçe të policisë pritet të zgjidhen gjatë dy ditëve në vazhdim. Ai bëri të ditur se ende po zhvillohen konsultime me kandidatët e mundshëm.
“Për sot nuk besoj, por të enjten ose të premten në seancë qeveritare do ti zgjedhim. Ministri i cili është propozues i autorizuar në Qeveri po bën konsultime me personat dhe pasi të ketë vendime përfundimtare, do t’i propozojë në Qeveri dhe pastaj qeveria do t’i zgjedh”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.
Ndërkaq për drejtorët e drejtorive të tjera të cilat janë nën ombrellën e Qeverisë dhe ministrive, nuk ka asnjë informatë. Nuk dihet as cilat drejtori ju kanë takuar dy partive shqiptare në koalicionin qeveritar, BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët. Jozyrtarisht mësohet se sot është arritur marrëveshje për dy zëvendës sekretar të Qeverisë dhe sekretarët shtetëror. Sipas informatave jo zyrtare BDI do të ketë një zëvendës sekretar të Qeverisë dhe katër sekretar shtetërorë edhe atë:
Ndërkaq Aleanca për shqiptarët sipas burimeve jozyrtare do të merr një zëvendës sekretar të Qeverisë, si dhe sekretar shtetëror në Ministrinë e drejtësisë. Megjithatë emrat e sekretarëve shtetëror që do të emërojnë dy partnerët shqiptarë ende nuk janë caktuar.
Pritet ndërrimi i Drejtorëve të DSK-së dhe… by tvshenjaofficial