Gjatë deklaratës së sotme solemne para deputetëve të përbërjes së mëparshme parlamentare, presidentja e mbështetur nga VMRO-ja, Gordana Siljanovska Davkova, nuk përmendi emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut” gjatë përsëritjes së tekstit të betimit, që paraprakisht e lexonte kryetari i Parlamentit, Jovan Mitrevski.
DEKLARATA:
JOVAN MITREVSKI: Deklaroj se funksionin e presidentit të Maqedonisë së Veriut,
GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA: Deklaroj se funksionin e presidentit të Maqedonisë,
JOVAN MITREVSKI: .. do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi,
GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA:.. do ta kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi,
JOVAN MITREVSKI: ..do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet, do ta mbroj sovranitetin,
GORDANA SILJANOVSKA, DAVKOVA: do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet, do ta mbroj sovranitetin,
JOVAN MITREVSKI: … integritetin territorial,
GORDANA SILJANOVSKA, DAVKOVA: integritetin territorial,
JOVAN MITREVSKI: dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
GORDANA SILJANOVSKA, DAVKOVA: dhe pavarësinë e Republikës së Maqedonisë.
Ky gjest i presidentes së re e ka revoltuar ambasadoren e Greqisë, Sofija Filipidu, e cila është larguar në mënyrë demonstrative nga Kuvendi.
Për çështjen e emrit të shtetit dje ka pasur një paralajmërim edhe kryeministri i Greqisë, Kyriankos Mitsotakis. Ai ka deklaruar se nëse qëndrimet e VMRO-së gjatë fushatës do të bëhen politikë zyrtare e shtetit, atëherë vendi do të ketë probleme.
Këtë qëndrim për emrin e vendit, Siljanovska e ka pasur edhe gjatë garës për presidente, e cila ka sqaruar se do të mundohet të shmang emrin zyrtar të shtetit. Bashkë me të edhe partia VMRO-DPMNE, ka shprehur qëndrimet që kohën kur u zhvillua seanca për emrin e ri të Maqedonisë së Veriut, me mosprezencën e tyre.