Presidenti i Ukrainës, Vllodimir Zelenski sot ka vizituar ushtarët e plagosur ukrainas, përcjell TV21. Zelenski ka publikuar një video përmbledhje ku mes tjerash ka dekoruar me medalje nderi të ushtarët edhe personelin mjekësorë që po kujdeset për të plagosurit.
“Një vizitë te luftëtarët tanë të plagosur. Shërohuni shpejt djema. Besoj: dhurata më e mirë për ju do të jetë fitorja jonë e përbashkët!”, ka shkruar Zelenski në mbishkrim të videos.