Nesër u skadon mandate kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal dhe që nga java e ardhshme, derisa të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore, komunat do të funksionojnë pa udhëheqës legal, njofton SHENJA.
Nëse për një kohë më të gjatë nuk gjendet një zgjidhje ligjore atëherë nëpunësit komunal, të punësuarit në ndërmarrjet publike komunale dhe ato të shkollave fillore dhe të mesme rrezikojnë të ngelin pa paga. Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër ka thirrur një takim kordinativ me përfaqësues të partive parlamentare. Në mbledhje pritet të bisedohet për zgjidhjet ligjore me qëllim të zgjatjes së mandatit kryetarëve dhe këshilltarëve komunal. Sipas informatave të para kjo pritet të realizohet përmes ndryshimeve në ligjin e pushtetit lokal dhe kodin zgjedhor me çka do t’u jepet mandate shtesë drejtuesve komunal. Por për miratimin e këtyre ndryshimeve Kuvendi duhet që në mënyrë të përshpejtuar të ndjek disa procedura. Fillimisht duhet që të konstituohet komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emrimeve, por në këtë seancë ka të paraqitur 40 deputet për diskutim. Që të miratohet ndryshimet në një periudhë të shpejtë të gjithë deputetët e paraqitur duhet të tërhiqen. Më pas ky komision duhet të propozojë edhe kryetarët, zëvendës kryetarët, anëtarët dhe zëvendës anëtarët e trupave të tjerë parlamentar dhe të njëjtët të miratohen në seancë plenare. Kusht për ndryshimet ligjore është të paktën formimi i komisionit për sistem politik dhe komisioni juridiko ligjvënës. Por nga LSDM kanë thënë se për miratimin e këtyre ndryshimeve nevojitet që presidenti Ivanov të ndajë mandatin për formimin e Qeverisë dhe Kuvendi të votojë kabinetin e ri qeveritarë të drejtuar nga Zoran Zaev, pasi për ndryshimet ligjore do të nevojitet edhe pëlqim I ministrit të drejtësisë. Ivanov ka kërkuar nga LSDM dhe partitë e koalicionit të shumicës parlamentare që të japin garanca se nuk do të shkelet Kushtetuta dhe nuk do të preket sistemi unitar. Nga LSDM kanë bërë të ditur se Zaev tanimë është duke përpiluar një garanci me shkrim të cilën pritet që gjatë javës t’ia dorëzojë personalisht presidentit Ivanov. Nuk dihet nëse në këtë garanci do të hiqet dorë edhe nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare, të cilën e ka kërkuar kreu I shtetit, Gjorgji Ivanov.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Prej nesër komunat pa kryetarë dhe këshilltarë by tvshenjaofficial

