Takimi i 30 i Këshillit të Ministrave të OSBE-së u përmbyll me konkluzën që kryesuesi i ardhshëm i organizatës të jetë Malta. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani deklaroi se e kanë shpëtuar organizatën dhe funksionimin e saj.
Bujar Osmani, ministër i Jashtëm
“Të gjitha shtetet pjesëmarrëse janë pajtuar që Malta të jetë kryesuesja e re për vitin e ardhshëm dhe po ashtu është realizuar plani i Kryesisë së Maqedonisë së Veriut. Kemi arritur të zgjasim mandatet e 4 posteve drejtuese të OSBE-së, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Drejtuesve të 3 institucioneve autonome. Dhe dua që në fillim të përgëzoj Maltën dhe ministrin Borg dhe të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për marrjen e barrës së përgjegjësisë për vazhdimin e misionit të rëndësishëm të OSBE-së”.
Kryesuesi i ardhshëm, ministri i Jashtëm i Maltes, Jan Borg, i falenderoi shtetet antare të OSBE-së për besimin dhe vlerësoi se arritja e konsensuzit dëshmon për përkushtimin e të gjithëve që organizata të vazhdoj funksionimin e saj edhe përskaj të gjitha sfidave.
Jan Borg, ministër i Jashtëm i Maltës
“OSBE është platformë e jashtëzakonshme për dialog efektiv. Duhet të fokusohemi për përfundimin e luftës dhe konfliktit. Luftimi i Rusisë ndaj Ukrainës duhet të ndaloj. Do të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët dhe do të përkushtohemi në një dialog”.
Ajo për të cilën nuk u arrit marrëveshje ishte buxheti i Organizatës edhe pse siç tha Osmani, kanë bërë përpjekje të shumta për miratimin e së njejtës.
Emine Ismaili /SHENJA/