Partitë opozitare shqiptare vazhdojnë të akuzojnë qeverinë në përgjithsi, e VLEN-in në veçanti, se shqiptarët po diskriminohen gjatë punësimeve në sektorin publik. Sipas BDI-së, shqiptarët diskriminohen edhe nën drejtues shqiptarë. Këtë herë ata kanë përmendur Qendrën për Menaxhim me Kriza, ku siç thojnë Integristët, në konkursin e fundit janë pranuar 12 maqedonas dhe vetëm 3 shqiptarë, në një institucion që udhëhiqet nga një drejtor me përkatësi shqiptare, por theksojnë nga BDI është në shërbim të politikave të VMRO-DPMNE-së.
BDI
“Kjo situatë është alarmante dhe e papranueshme. Për shqiptarët nuk ka asnjë kuptim nëse një drejtues është shqiptar në emër, por jo në vepra, duke diskriminuar shqiptarët dhe duke shkelur barazinë. Kur menaxhimi është thjesht zbukurim etnik për të mbuluar dominimin sistematik të një etnie në institucione, atëherë kemi të bëjmë me shërbim ndaj padronit dhe jo ndaj interesit publik apo barazisë etnike”.
Të njejtën akuzë, por për institucion të ndryshëm, kanë bërë edhe nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit. Sipas tyre, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, e udhëhequr nga Ivan Stoilkoviç, i fshin shqiptarët nga grantet, ndërsa akuzojnë VLEN-in se po hesht sikur bashkëfajtor, madje ata kanë përmendur edhe ish nënkryetarin e tyre, gjegjësishtë zv/kryeminsitrin Arben Fetai, për të cilin thonë se ka shpallur një shoqatë nga vendlindja e tij si përfituese të grantit qeveritar. I bëjmë thirrje publike z. Fetai që të sqarojë këtë veprim të dyshimtë, sepse transparenca selektive nuk është progres – është manipulim dhe përdorim politik i pozitës për interesa të ngushta, thonë nga ASH.
ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz për mënyrën diskriminuese të ndarjes së granteve nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, e udhëhequr nga lideri serb Ivan Stoilkoviç. Në listën e publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 121, më 17 qershor, vërehet një qasje e hapur favorizuese ndaj shoqatave të komunitetit serb dhe margjinalizuese ndaj organizatave shqiptare – me vetëm 3 projekte të përzgjedhura për shqiptarët, krahasuar me 5 për shoqata serbe dhe disa të tjera për komunitete jo-shumicë”.
E këtyreve të fundit, i’u është përgjigjur zv/kryeministri, Izet Mexhiti. Për ti sqaruan të gjitha këto çështje dhe të del e vërteta në pah, Mexhiti kërkon debat publik, ku sipas tij, të flasin me fakte dhe jo me vlerësime paushalle.
IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR
“Le të urdhërojnë këta zotërinjë të debatojmë konkretishtë me argumente, kur ata kanë pasur numra të favor të tyre. Kur qeveria është varur çdo ditë nga numrat e deputetëve shqiptar, ata kanë hapur kazino, ata kanë hapur kredi të shpejta, ata kanë arritur partneritet në korrupsion, por nuk kanë fituar shqiptarët. Un i ftojë që të dalim në debat publik, me argumente që të bëjmë krahasime, por me argumente jo me vlerësime paushalle”.
Kujtojmë se akuza dhe kundër akuza vijojnë ç’do ditë nga partitë shqiptare, ku temë kryesore është punësimi i shqiptareve, të cilët me numra dhe shifra konkrete shpalosin për institucione të ndryshme se sa persona të etnitet shqiptarët fitojnë të drejtën e punës.
Samir Mustafa /SHENJA/