Seanca e nesërme ku duhet të votohet qeveria do të jetë seanca e parë pas ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit. Megjithatë, ngjarjet dramatike, sulmet fizike dhe dhuna e ushtruar, nuk do të shlyhen aq lehtë nga memoria e deputetëve, sidomos në raportet mes tyre në të ardhmen. Ditë më parë, u publikuan video në të cilat shihej se si deputetë të VMRO-DPMNE-së, hapnin dyert e Kuvendit duke u mundësuar protestuesve dhe huliganëve që të futen lirshëm në Kuvend. Pamje tjera shfaqnin deputetë të tjerë të VMRO-DPMNE-së tek përshëndeten dhe orientojnë turmën, dhe qëndrojnë në mesin e turmës pothuajse deri në fund të ndodhive në Kuvend.
Deputetët të cilën i takuam sot, i pyetëm se si do të përballen, mes tjerash, me Kërsto Mukovskin dhe Sasho Vasilevskit, të cilën shihet tek hapin dyert për protestuesit. Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, u përmbajt nga komentet, por tha se kjo pyetje duhet t’u drejtohet pikërisht atyre që hapën dyert për protestuesit.
Pikërisht Kërste Mukovski, njërin nga deputetët që shfaqen në video teksa hapin dyert e Kuvendit, u pyet se si do të komentojë video incizimet, dhe se si do të përballet me kolegët e tij, mirëpo ai refuzoi të japë ndonjë koment.
Ndryshe, nesër është caktuar seanca ku Kuvendi duhet të debatojë për Qeverinë e re, ku pritet të jenë të pranishëm deputetët e të gjitha partive politike, edhe ata që shfaqen tek hapin dyert dhe orientojnë turmën, edhe ata që janë sulmuar nga turma.
www.dailymotion.com/embed/video/x5oaebi” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Përballja sy me sy e deputetëve pas 27 prillit by tvshenjaofficial

