Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga të gjitha departamentet e ministrisë së punëve të brendshme në rrugët e të gjithë territorit të vendit janë gjogitur 1549 persona. Më shumë se gjysma e tyre, ose më saktë 844, ishin për shkelje të trafikut që lidhen me tejkalimin e shpejtësisë. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se 148 shkelje kanë qenë për parkim të papërshtatshëm, të ndjekura nga 145 shkelje për shoferët që drejtonin automjetin pa leje, si dhe 76 shkelje për shoferët që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Gjithashtu, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, gjatë kësaj fundjave 46 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, pastaj 23 persona për bisedë në telefon celular gjatë drejtimit të automjetit”.
Pesë shoferë janë gjobitur sepse kanë kaluar në semafor të kuq, ndërsa 58 persona të tjerë u gjobitën për mosmbajtje të rripit të sigurimit. Gjatë fundjavës policia ka gjobitur vetëm një këmbësor.
Njëkohësisht, gjatë fundjavës, oficerët e policisë regjistruan edhe 16 vepra penale, nga të cilat 11 vepra penale kanë të bëjnë me konsumimin e tepërt të alkoolit (mbi 1.5 promil në gjak) dhe pesë vepra penale të shkaktuara nga drejtimi me shpejtësi shumë të madhe. Në përputhje me Ligjin për Automjete, u regjistruan 14 kundërvajtje për automjete që morën pjesë në trafik pa qenë të regjistruara.
Anida Murati /SHENJA/