Lideri i LSDM-së Venko Filipçe ka deklaruar se janë të gatshëm të diskutojnë për propozimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për ndryshimet në kodin zgjedhor për një njësi zgjedhore. Filipçe tha se një propozim i tillë duhet të diskutohet me të gjitha partitë politike.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
“Jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo gjë, por kjo është një çështje për të cilën duhet të diskutojnë të gjitha partitë politike sepse nuk është vetëm çështja e një njësie zgjedhore, por ekziston edhe çështja e censusit dhe çështja e listave të hapura”.
Të enjten kryeministri Hristijan Mickoski gjatë debatit mbi propozim ndryshimet e ligjit për vetëqeverisje lokale, nga foltorja e kuvendit i bëri thirrje opozitës që të mbështesin ndryshimet në Kodin Zgjedhor për një njësi zgjedhore e cila do tia mundësonte edhe diasporës të votojë. Ai tha se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të votojë për ndryshimet.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/