Asociacioni qytetarë “Most” sot organizoi një panel diskutimi me temë “Qytetarë të përfshirë, për një Kuvend të hapur dhe transparent”. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e punës së Kuvendit përmes përfshirjes së qytetarëve në debate informative për rolin e Kuvendit dhe reformave zgjedhore. Edhe pse të ftuar ishin deputetët e të gjitha partive politike, pjesëmarrës në këtë debat ishin vetëm disa prej tyre.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit qytetar MOST Darko Aleksov bëri të ditur se ata përmes këtij projekti përgatisin raporte mujore të cilat paraqesin përmbledhje të rezultateve nga monitorimi i punës së deputetëve dhe mënyrën se si Kuvendi e kryen punën.
“Në kuadër të këtij projekti punojmë edhe në monitorimin e disa performancave të Kuvendit, si institucion, megjithatë edhe të deputetëve si individ. Ajo që për neve është edhe më e rëndësishme është se ne do të vazhdojmë këtë aktivitet. Këtë herë zgjodhëm një strategji dhe ajo është që detajisht t’i informojmë të gjithë deputetët, për atë se çfarë do të bëjmë. Gjatë javë së ardhshme presim që këtë ta bëjmë edhe me një pjesë të administratës së kuvendit, që të mund të kemi një lloj bashkëpunimi korrekt, kur janë në pyetje proceset të cilët do t’i monitorojmë”, ka deklaruar Darko Aleksov, drejtor i Asociacionit qytetar MOST.
Në anën tjetër, drejtori i Institutit Nacional për Demokraci në Maqedoni, Kris Henshou shprehet optimist se situata në Maqedoni do të stabilizohet dhe se Kuvendi me tashmë kryeparlamentarin e ri do të bëjë punën që i takon edhe pse siç tha ai, e presin sfida të shumta.
“Sa i përket parlamentit, aktualisht optimizmi im, mendoj se edhe i juaji është se se ky vend do të shkoj përpara drejtë ardhmërisë. Tani parlamentit i prijnë shumë sfida, megjithatë me të vërtet ka mundësi të madhe që ky kuvend të jetë jashtëzakonisht institucioni i mirëfilltë. Ky vend meriton të ketë situatë më të mirë”, u shpreh Kris Henshou, drejtor i Insitutit Nacional për Demokraci.
Ndërkaq profesoresha universitare Besa Arifi, potencoi se duhet pasur përfaqësim të vërtet të qytetarëve dhe jo vetëm formal të tyre në punën e parlamentit si dhe në sjelljen e ligjeve.
“Gjëja e parë që duhet theksuar është nevoja për të vendosur përgjegjësi penale për çdo lloj sulmi që bëhet naj këtij institucioni më të lartë demokratik të një shteti. Prandaj shumë është me rëndësi që institucionet shtetërore të dënojnë ngjarjet e 27 prillit, duke i thirrur ato me emrin e vërtet dhe duke mos i fshehur vetëm pas pjesëmarrjes në turmë, si formë më e lehtë e krimit që u pa atë ditë”, deklaroi Besa Arifi, profesor universitar.
Raporti i parë në kuadër të projektit “Qytetarë të përfshirë, për një Kuvend të hapur dhe transparent” u publikua më 12 prill. Ndryshe, ky projekt filloi të implementohet nga 1 korriku i 2016-tës dhe do të vazhdojë deri më 31 mars të 2018-tës.
Panel diskutim: Qytetarët për një kuvend të… by tvshenjaofficial

