Janë publikuar pamjet nga vendi ku një 31-vjeçar, Imer Krrashi tentoi t’i ikte policisë, duke përplasur disa makina dhe një motor, ku po udhëtonte një efektiv policie së bashku me bashkëshorten e tij.
Policia sqaron se ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, ku Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krrashi 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri.
“Pas ndalimit, në momentin që shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur se ndaj tij dhe automjetit do ushtrohej kontroll, 31-vjeçari ka vijuar lëvizjen me shpejtësi duke perplasur disa automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri në motomjet, të cilët ndodhen në spital”, thuhet ne njoftimin e policise.
Pas një ndjekje intensive u bë ndalimi i automjetit dhe gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Infomacion më të detajuar do të jepet në përfundim të veprimeve proceduriale