Panorama.al ka siguruar pamjet nga aksidenti me vdekje në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, ngjarje e ndodhur rreth orës 11:30.
Dy automjete u përplasën, përfshirë makinën e firmës “Lajthiza” që transporton ujin.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën pasagjerja që udhëtonte në makinën tipVolkswagen.
Viktima është identifikuar si 41-vjeçarja Erjola Sinani, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit, nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.
Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe”, tha policia vendore pas hetimit paraprak.