“Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve do të përcaktojë përgjegjësinë dhe të gjithë ata që kanë bërë lëshime, të qëllimshme apo të paqëllimta, do të ndëshkohen. Publiku do të informohet më tej për vëzhgimin e jashtëzakonshëm”.
Rasti “Titanik 2”, është kthyer për rigjykim në Gjykatën Themelore Penale, pasi Apeli e anuloi aktgjykimet e shkallës së parë. Veç Mijallkovit, të akuzuar në këtë rast janë edhe kreu i PDSH-së Menduh Thaçi dhe katër ish-anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Me aktgjykimin e shkallës së parë, Mijallkov u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Menduh Thaçi me 3 vjet. /SHENJA/