Sejfulla Osmani, avokat / ish-prokuror është i ftuari i rradhës në emisonin #Click Plus që emitohet në Tv 21. Osmani duke folur pë rastin e Almir Aliut kujton se emri i Jovevskit nuk është panjohur për shqiptarët. Ai është përfshirë një nga ngjarjet më të rënda dhe të parat në Maqedoninë e pavarur ku kanë pësuar shqiptarët, njofton Almakos.
Lubomir Joveski ka qenë gjykatësi kryesor në procesin gjyqësor për “aferën e armëve” në të cilën shumë shqiptarë, përfshirë edhe figura të larta politike të Partisë për Prosperitet Demokratik përfunduar në burgje, ndërsa një nga të arrestuarit edhe ka humbur jetën nga maltretimet dhe rrahjet e policisë së asaj kohe. Emri i Joveskit qëndron në dokumentet zyrtare gjyqësore nga ai proces i cili për më shumë se 25 vjet ende ka ngelur pa u zbardhur.
‘Ky Kryeprokuror është prokurori që ka prezentuar lënën e aferës së armëve, dhe për ne shqiptarët ka pikëtë zezë, nuk është i besueshëm”, deklaroi Osmani në #Click Plus.
Tek shqiptarët ky rast mbeti i njohur si “afera e armëve” ndërsa maqedonasit e quanin “forca paraushtarake”./Almakos

