Kandidatët për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani nga Aleanca Kombëtare për Integrim dhe Izet Mexhiti nga VLEN po vazhdojnë parafushatën zgjedhore. Osmani nënvizoi se rrugët e errëta dhe lagjet e pasigurta janë një nga arsyet të frikës dhe pasigurisë. Ai prezantoi dy masa për Komunën e Çairit ku në masën e parë ai paralajmëroi zëvendësimin e plotë të sistemit të ndriçimit publik me drita moderne LED.
BUJAR OSMANI, AKI
‘’Çështja e sigurisë urbane dhe teknologjike Komuna do të mbuloj çdo cep të pasigurt të Çairit, çdo zonë publike me kamera sigurie, për shkak se kjo është një eksperiencë e mirë edhe e komunave tjera ne Maqedoninë e Veriut por edhe nëpër botë se në këtë mënyrë do të mundemi të krijojmë një ndjenjë sigurie te qytetarët, një ndjenjë pasigurie të ata që duan të kërçënojnë sigurinë por natyrisht edhe t’u ndihmojmë insitituçioneve në këtë drejtim’’.
Osmani gjithashtu theksoi se me bashkëpunimin e policisë, institucionet dhe qytetarët do të hapin një faqe të re për Çairin.
Ndërkaq, nga Koalicioni VLEN Izet Mexhiti thotë se ndryshimi në komunat shqiptare është i pakthyeshëm. VLEN hapi dhe një shtab në Dyqanxhik, nga ku Mexhiti pati një mesazh të qartë për qytetarët ku u tha se Çairi është diamant, dhe diamanti nuk lihet në duart e atyre që duan ta përdorin për interesa personale.
IZET MEXHITI, VLEN
‘’Ne po ngremë shtabe çdo lagje, çdo komunë, sepse zëri i qytetarëve është i fuqishëm, dhe vullneti për ndryshim është i pakthyeshëm. Çairi ka nevojë për duar të pastra, për njerëz të vendosur që nuk shesin interesin e qytetarëve, për pazare politike. Dhe, VLEN është garancia që Çairi do të mbrohet, do të shkëlqejë, dhe do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve me dinjitet e transparencë’’.
Mexhiti theksoi se kjo është zotimi, angazhimi i tyre, dhe se bashkë me qytetarët, Dyqanxhikun, dhe gjithë Çairin, do ta bëjnë realitet. /SHENJA/