Operatori VIP sjell modele të reja dhe atraktive në rrjetin postpejd. VIP ashtu edhe siç ka paralajmëruar tani çdo muaj do të sjellë risi për përdoruesit e saj. Këtë herë risia është oferta VIP FAMILY, e cila ju jep mundësi përdoruesve për biseda të gjata dhe internet me 4G. Katër modelet që VIP prezantoi sot janë: Vip Family Hype, Vip Family Hero, Vip Family Hero+ dhe Vip Senior.
Vip Family Hype është e paraparë vetëm për të rinjtë të cilët dëshirojnë gjithë kohës të kenë internet të shpejtë me 4G. Kjo ofertë përfshinë biseda të pakufizuara me operatorin Vip, 100 minuta me rrjetet tjera dhe 6GB internet, për 449 denar në muaj.
Vip Family Hero- kjo ofertë vlen për të rriturit dhe përmes kësaj ofertëata do të mund të kenë biseda të pakufizuar me rrejtin VIP, rrjetet tjera dhe mesazhe gjithashtu ta pakufizuara, ndërsa internet 3GB, për 599 denarë në muaj.
Vip Family hero + përveç bisedave dhe mesazheve të pakufizuara, ky model ofron edhe 50 minuta me rrjetet ndërkombëtare dhe 6Gb internet, për 999 denarë në muaj.
Vip Family Senior – kjo ofertëështë e paraparë për persona të moshuar dhe të njëjtit duhet të identifikohen si pensionistë. Bisedat me rrjetin VIPjanëtë pakufizuara, me rrjetet tjera 50 minuta, 50 mesazhe dhe 500 MB internet.
Drejtori i përgjithshëm i VIP, Dimitar Kovaçevski, tha se përmes kësaj ofertë përdoruesve të rrjetitVIP ju ofrojnë kursim në buxhetin familjar.
“Vip Family është zgjedhja më e mirë e përdoruesëve të telefonit celular dhe jam i sigurt se çdo antar i familjes përmes saj, do ta gjej zgjedhjen e përkryer. Ne ofrojmë shërbime të larta kualitative me çmime të arsyeshme, e cila sigurisht do të paraqes kursim në buxhetin familjar të përdoruesëve tanë”, tha drejtori gjeneral i kompanisë Vip, Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski gjithashtu njoftoi se modelet tarifore të portfolit Family mund të kombinohen me paketat Kombo, të cilat përmbajnë: telefon celular, telefon fiks, internet dhe televizion. Kontrata e kësaj oferte vlen 24 muaj.