Sulmet e mbrëmshme në Kuvend kanë nxitur reagime të shumë të faktorit ndërkombëtar dhe vendeve të mëdha. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se dhuna ndaj atyre që janë zgjedhur nga populli dhe institucioneve demokratike, është e papranueshme. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujariq, përmes një deklarate me shkrim, ka thënë se janë dukje ndjekur me një shqetësim shumë të madh, ngjarjet që po ndodhin në Kuvendin e Maqedonisë.
“Dhuna ndaj institucioneve demokratike dhe atyre që janë zgjedhur nga populli, është e papranueshme. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike, që të zgjedhin çdo gjë në kuadër të ligjeve të vendit dhe në rrugë demokratike”, kanë thënë nga OKB.
Ministri i jashtëm gjerman, Zigmar Gabriel, në reagimin e tij, duke dënuar atë që ndodhi mbrëmë, ka ka bërë thirrje që përfundimisht të formohet Qeveria si hap i ardhshëm pas zgjedhjeve demokratike.
“Aty duhet tani përfundimisht të formohet Qeveri, sepse ka pasur zgjedhje demokratike. Ajo që deri më tani partia në pushtet e ka refuzuar atë, që mbështetësit e saj sulmojnë Kuvendit, goditin deputetët nuk është aspak e pranueshme”, ka deklaruar ministri i jashtëm gjerman.
Ndërkohë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se dhuna nuk është zgjidhje për asnjë problem.
“Në emër të vendit tim unë ngushëlloj çdo person që është dëmtuar nga këto ngjarje atje. Veçanërisht presim nga komuniteti turk atje, që të qëndrojë larg ngjarjeve, ashtu sikurse edhe ka qëndruar deri më tani. Dëshirojmë që shteti vëlla dhe mik, Maqedonia, t’i kthehet sa më shpejt qetësisë dhe stabilitetit”, është shprehur Recep Taip Erdogan, President i Turqisë.
Për zhvillimet e fundit në Maqedoni ka reaguar edhe MPJ e Rusisë. Ata bëjnë thirrje që të mundësohet forcave politike në vend që vet të përcaktojnë rrjedhën e shtetit. Nga ministria kanë thënë se më 27 prill opozita në Maqedoni, sipas tyre, duke anashkaluar procedurën e rregullt, ka zgjedhur kryetar Kuvendi një shqiptar.
“Në situatën e tillë mund të gjendet zgjidhje vetëm nëpërmjet dialog të brendshëm në kuadër të Kushtetutës. Nevojitet që të ndërpritet çdo lloj presioni i jashtëm dhe të mundësohet forcave politike në Maqedoni vet të përcaktojnë të ardhmen e vendit”, thuhet në reagimin e MPJ-së ruse.
Për zhvillimet e mbrëmshme në Kuvend ka reaguar edhe kryeparlamentari i Shqipërisë Ilir Meta, i cili ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologut të tij të zgjedhur, Talat Xhaferri, të cilit i shprehu keqardhjen për dhunën e papranueshme në ambientet e Parlamentit.
Ndërkaq, reagime ka pasur edhe nga vendet e tjera të Evropës dhe rajonit.
OKB: Dhuna ndaj të zgjedhurve të popullit e… by tvshenjaofficial