Komisioni Shtetëror Për Parandalimin e Korrupsionit për 21 shoqata dhe fondacione dhe për një parti politike, ka kërkuar veprime kompetente nga Prokuroria Publike e RM-së, kontrolle detajesh për financimin e tyre, punën material të Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe për financimin, kontrollin dhe analizën e Drejtorisë për Zbulim.
Ndërsa, në periudhën nga tetori deri në dhjetor të vitit 2016-tës, KSHPK ka pranuar gjithsej 19 denoncime prej qytetarëve, 12 prej të cilëve janë rregulluar.
Këto të dhëna kanë dalë nga raporti për vëzhgimin e punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit me temë “Preventiva për korrupsionin-udhëheqja dhe koordinimi në Maqedoni”, i organizuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Ky projekt ka për qëllim sjelljen e një transparence më të madhe, si dhe njoftimin e opinionit për rezultatet e punës së KSHPK-së, gjithashtu zbatimin e obligimeve ligjore dhe nivelin e transparencës së KSHPK si dhe kontributin për luftën kundër korrupsionit në RM.
Marija Sazdevski, nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar njoftoi se gjatë fushatës zgjedhore, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka pranuar gjithsej 19 denoncime për keqpërdorime.
“Në periudhën e zgjedhjeve, Komisioni ka pranuar 11 denoncimepër partitë politike, një denoncimpër Shoqatat dhe Fondacionet, 6 kërkesa për persona juridik, 2 për personat fizikë. Në lidhje me përmbajtjen e lëndëve me të cilat ka vepruar Komisioni dhe që kanë të bëjnë me procesin e zgjedhjeve, janë vërtetuar dyshimet se persona zyrtar, gjatë fushatës zgjedhore për nevoja partiake kanë përdorur nga ndërmarrjet publike, që janë nën pronësin e tyre, materiale transportuese”, tha Marija Sazdevski nga QMBN.
Kryetari i KSHPK Igor Tanturovski, njoftoi se ky projekt do të mundësoj forcim të kapaciteteve në luftë kundër korrupsionit.
“Në program janë vërtetuar disa aktivitete të cilat për një periudhëtë shkurtë do të mundësojnë forcim të kapaciteve të këtyre trupave, përfshirjen e opinionit në përgjithësi, preventiva dhe lufta kundër korrupsionit…Veprimi i organeve kompetente, si një projekt preventiv dhe i antikorrupsionit të sektorit qytetar do t’i sjellin rezultatet e pritura”, tha kryetari KSHPK, Igor Tanturovski.
Në bazë të këtij raporti rezulton se KSHPK për vitin 2017 ka ndarë buxhet prej 564.000 euro, kurse për vitin 2016 buxheti i KSHPK ka qenë 170.000 euro.
Në pajtueshmëri me Ligjin për parandalim të korrupsionit, Komisioni Shtetëror për parandalim të korrupsionit është institucion i mëvetëshishme dhe i pavarur.
Emine Ismaili /SHENJA/
(VIDEO) OJQ-të përpilojnë raport për punën e… by tvshenjaofficial