Më mbjelljen e fidanëve në parkun e Çairit nisi sot aktiviteti “Java e jetimit”, organizuar nga Organizata humanitare Kalliri I mirëisë. Kryetari I kësaj organizatë Nexhat Lika tha se qëllimi I këtij manifestimi është senzibilizimi I opinionit publik mbi nevojat e jetimëve.
NEXHAT LIKA, KRYETAR I KALLIRIT TË MIRËSISË
“Organizata humanitare ‘Kalliri I mirësisë’ për çdo vit e realizon fushatën ‘Java e jetimit’ qëllimi i së cilës është senzibilizimi i opinionit publik mbi nevojat, kërkesat dhe sfidat e fëmijëve pa përkujdesje prindërore, ndoshta kategoria më e ndjeshme e shoqërisë sonë”.
Ai sqaroi se Kalliri I mirësisë gjatë 35 viteva sa ekziston, fëmijët pa kujdesje prindërore i ka pasur dhe I ka në fokus. Lika theksoi se edhe në të ardhmen ata do të jenë pranë kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë që sadopak të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së tyre.
Ndërsa kryetar i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamet Murtezi tha se me mjelljen e luleve të këtë park, këta fëmijë bëhen pjesë e këtij parku.
MUHAMET MURTEZI, KRYETAR I KËSHILLIT TË KOMUNËS SË ÇAIRIT
“Me sa kuptova ju sot do të mbillni nga një lulë në parkun e Çairit dhe përmes kësaj luleje ju po bëheni pjesë e këtij parku dhe një pjesë të shpirtit tuaj do ta keni në këtë park, por mbi të gjitha duhet të them se në të vërtetë lulet më të mira në këtë botë jeni ju”.
Kryetari i Kallirit të mirësisë kërkoi që të gjithë ata që kanë dëshirë të ndihmojnë jetimët mund ta bëjë ata pa hezitim në zyrat e tyre. /SHENJA/


