Minideponi vazhdon të ketë në disa vende të Tetovës, edhe përskaj arritjes së marrëveshjes mes punëtorëve dhe ndërmarrjes komunale për vonesën e rrogave, transmeton TV21.
Disa pjesë të Tetovës vazhdojnë të kenë kontejnerë të stërmbushur, ngaqë nuk janë grumbulluar mbeturinat. Banorët e Bllokut 70 u ankuan në TV21, se kundërmon erë e keqe në këtë pjesë, në të cilën graviton edhe Shkolla e Mesme e Tekstilit.