Deputetë, ministra aktual dhe ish-minstra dhe funksionarë të tjerë duket se nuk I kanë kryer në mënyrë disciplinore detyrat të cilat ua ka obliguar funksioni që ato kanë pasur ose e kanë. Komisioni për parandalimin e korrupsionit ka dënuar me para funksionerët të cilët kanë shkelur ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, kryesisht nuk i kanë dorëzuar dokumentet për pronat e tyre apo informacione të tjera të kërkuara nga KSHPK.
KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT
“Fatmir Mexhiti ish ministër i Shëndetësisë, nuk ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për dorëzimin e informatave të kërkuara në KSHPK është dënuar me 200 euro, Artan Grubi, ish zv.kryeministër i Qeverisë është dënuar me 200 euro për mos dorëzim të informacioneve të kërkuara nga KSHPK, Izet Mexhiti. zv. ministër aktual Talat Xhaferi, deputeti Borisllav Kërmov, deputeti Dushko Ivanov, Karolina Simonovska ish drejtoreshë e spitalit për fëmijë Kozle dhe shumë funksionerë të tjerë janë dënuar me gjoba në të holla”.
Listës së funksionarëve të dënuar i qëndrojnë edhe shumë emra të tjerë të njohur si Arbër Ademi, Safije Sadiki Shaini, Arta Bilalli, Marija Kostadinova, Aleksandar Dashtevski e të tjerë.
Nga KSHPK thonë se me publikimin e këtij informacioni, KSHPK-ja synon të informojë publikun në mënyrë që të inkurajojë qytetarët, por edhe institucionet që t’i përmbahen normave ligjore.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/