Ndërmarrja e Transportit Publik, nuk e sheh të arsyeshme të shtoj numrin e autobusëve në drejtim të Kanjonit të Matkës, i cili viteve të fundit është shëndruar në një atraksion turistik për vizitorët e huajt. Drejtuesit e kësaj ndërmarrje thonë se analizat e tyre tregojnë se nuk ka nevojë për shtimin e numrit të autobusëve. Ato presin peticione nga vizitorët e Kanjonit për të intervenuar.
Numri i autobusëve që qarkullojnë në linjën konkrete, direkt varet nga nevojat dhe kushteve në atë moment, përmes së cilës shqyrtohen disa kritere si numri i udhëtarëve, koha vjetore, frekuentimi i linjës që qarkullojnë në drejtim të njejtë. Deri më tani nuk ka peticion / kërkesë në Departamentin e Trafikut të Qytetit të Shkupit dhe në NQP Shkup për të rritur numrin e autobusëve, thonë nga Ndërmarrja e Trasportit Publik.
Autoritetet e Qytetit të Shkupit përgjegjësinë për orarin e autobusëve të transportit publik në drejtim të Kanjonit të Matkës e hedhin mbi Ndërmarrjen publike.
Transporti publik i udhëtarëve në Qytetin e Shkupit organizohet nga NQP dhe transportuesit privat. Qyteti i Shkupit miraton Vendim me të cilin e rregullon transportin publik dhe pjesën më të madhe të linjave, orarin e lëvizjes së transportuesve të cilët përcaktohen në bazë të kërkesave të qytetarëve, bashkësive lokale apo shoqatave, përmes Komunave, thotë zëdhënësi i Qytetit të Shkupit Valon Salihu.
Ditë më parë ekipi i Alamkos ishte dëshmitar të problemeve të transportit urban drejt Kanjonit të Matkës. Autobusët ishin vonë, ndërsa probleme kishte edhe më rikonstruimin e rrugës. Për këtë arsye turistët ishin të detyruar të ecin në këmbë tre kilometra për të arritur në Matkë.
Të pakënaqur me orarin e autobusëve ishin dhe udhëheqësit e grupeve të turistëve. Një turist nga Hungaria për Almakos tha ishte i habitur se si ishte e mundur të priste tre orë autobus për tu kthyer në qytet.
“Autobusë ka shumë rrallë, në një ose në dy orë vjen vetëm një autobus’’, thotë udhëheqësi i grupit të turistëve nga Hungaria.
Në mungesë të autobusëve, turistët e huaj në qytet ktheheshin me makinat e banorëve lokal.
Arbnora Memeti
Almakos