Në orët e vona të natës Shkupi u trondit nga të shtënat me armë zjarri, ku si pasojë mbeti i vrarë 35 vjeçari Hebib Bunjaku, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Nga Ministria e Punëve të Brendshme infromojnë se sipas një denoncimi paraprak, deri te përleshja kishte ardhur pas një mosmarrëveshje në komunikacion.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENSHME
“Më datë 11.02.2025 në ora 00.06 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’ është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë H.B. (35) dhe A.D.(35), të dy nga Shkupi, dhe se H.B. më pas ka vdekur, ndërsa te A.D. është bërë një ndërhyrje dhe është mbajtur për mjekim. Për shkak të plagëve me armë zjarri në Kompleksin Klinikë ‘Nënë Tereza’ është transferuar edhe N.D. nga Shkupi. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”.
Nga MPB gjithashtu njoftojnë se për rastin tashmë janë arrestuar 4 persona , të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në përleshje.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENSHME
“Po ashtu, pasi janë marrë masa dhe për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në përleshjen e armatosur, zyrtarët policorë nga SPB-Shkup rreth orës 01:40 në spital kanë privuar nga liria B.B.(39) nga Shkupi, në rajonin e Çairit kanë privuar nga liria N.D. (22) nga Shkupi, ndërsa më pas janë gjetur dhe janë privuar nga liria R.R. (41) dhe K.T. (28), të dy nga Shkupi”.
Ndërkaq nga Prokuroria Themelore Publike theksojnë se janë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë dhe se të njëjtat do t’i nënshtrohen ekspertizës.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
“Sipas informacioneve fillestare, në të shtënat kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë dhe gëzhoja që dhe do t’i nënshtrohen ekspertizës. Janë siguruar edhe pamjet e video survejimit dhe janë duke u analizuar. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivet”.
Ndryshe, në rrjetet sociale miq, shokë dhe familjarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e të riut nga Shkupit, të cilin e kujtojnë si djalë të mirë, të urtë dhe me sjellje shembullore. Ai madje ka qen sportisë, i cili ka luajtur Futsall.
Samir Mustafa /SHENJA/