Gjykatat jorpofesionale dhe të kontrolluara nga pushteti jo vetëm që shkatërojnë jetë njerëzish të pafajshëm, por po rrënojnë edhe ekonominë e vendit. Me vendimet e tyre politike kanë ndikuar në falimentimin e kompanive vendore, të cilat kontribuojnë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.
Këtë konstatim e ilustron më së miri rasti i Vedat Feratit nga komuna e Likovës, pronar i kompanisë për ndërtim Ferati Bau, i cili në moshë shumë të re kishte vendosur të braktiste Gjermaninë dhe të kthehej në vendlindje ku do të zbatonte përvojën e tij të vyeshme në ndërtimtari.
Telashet e këtij afaristi kishin nisur në vitin 2008, kur kompania e tij fiton një tender për ndërtimin e shtëpis së kulturës në fshatin Mateç.
Ferati akuzon Sadulla Durakun, ministër i Ekologjisë, i cili në cilësinë e ish kryetarit të komunës së Likovës në vitin 2008 nuk i’a ka larë borxhin për fazën e dytë të ndërtimit të Qendrës së kulturës. Pas mbarimit të fazës së dytë të objektit komuna dhe kompania kanë nënshkruar marrëveshje për pagesën e fazës së dytë të ndërtimit, mirëpo në ndërkohë Ministria e Kulturës komunës i’a merr këto mjete me arsyetim se nuk kanë qenë të distinuara qartë në buxhet. Pas kësaj ngatërrese Duraki i kërkon durim pronarit të kompanisë derisa nuk gjenë një mënyrë për t’ia larë borxhin.
“Sadulla Duraki më kërkoi të mos e dërgoj në Gjykatë rastin por kjo ishte vetëm marrëveshje gojore. Unë pranova. Pas dy vite kam shkuar te Duraki ai mu betua në fëmijët e tij se sa të jetë gjallë do të ma lajë borxhin. Unë i thash ti je gënjeshtar. Ai më tha se pse e quaj gënjeshtar? Unë i thash për të vërtetuar se nuk je i tillë, urdhëro dhe paguaje borxhin që ma ke,’’ rrëfen Ferati.
Duraku edhe pas gjashtë vitesh nuk përmbushi premtimin e dhënë, ndërsa pronari i kompanisë komunën e hedhë në gjyq. Gjatë procesit gjyqësor kryetari dhe mbikqyrësja e komunës pavarësisht provave, ka deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni për ndërtimin e fazës së dytë të objektit. Ishte kërkuar të bëhet edhe ekspertizë e rastit, por Gjykata në lëndë e Feratit vendos një ekspertizë të një objekti tjetër.
‘’Gjykata ka sjellë vendim që të më paguhen vetëm 800.000 denarë, unë nuk i pranova këto, pasi në marrëveshje shkruan diçka tjetër. Shkuam në Gjykatën e Apelit dhe ajo e ktheu lëndën. Në seancën e parë që deshti të bëhet gjykata na refuzoi për herë të tretë, pa asnjë arsye.’’, thotë Ferati.
Në lidhje me këtë rast mbikqyrësja e komunës së Likovës Dija Arifi dhe ish kryetari Sadulla Duraki, fajin e hedhin në Ministrin e Kulturës. Duraki thotë se Ferati nuk ka problem me komunën, pasi që borxhin duhet të i’a kthej Ministria e Kulturës.
Ministria e Kulturës në atë kohë ka kërkuar të kthehen të gjitha mjetet që janë investuar në komunë, pasi që kanë konstatuar se nuk është bërë investimi. Mandej kanë dalë dhe kanë verifikuar këta ekspertët për vlersim, dhe ato kanë vlersuar se ndërtimi nuk është bërë në bazë të projektit.
Ministria e Kulturës na ka paditur neve si komunë, të kthehen mjetet. Ndryshimet që i ka bërë arkitetet nuk ka të bëj ajo me pagesën e ndryshimit. Ka të bëj se ministria e kulturës ka vlersuar 0 denarë investim. Më tutje ai e ka paditur komunën pasi që është dashtë që ta përcjell afatin, kurse gjykata ka vendosur që ti paguhet një shumë kurse FeratiBau nuk është pajtuar me atë vendim, sqaron Druaki.
Lënda e këtij afaristi të falimentuar po zvarritet për tetë vjet për shkak të të trysnisë që politika ushtron mbi gjykatat.
“Fakti i vetëm që nuk e kam fituar lëndën deri sot është ndikimi politik. Nëpër gjykata kam ecur vetëm në gjykata kam dhënë rreth 12.000 euro. Ndërmarrja prej asaj dite që i kam marrë parat për fazën e parë ka ngelur në vend. Jam në minus me ndërmarrjen, është vështirë të dilet nga ajo krizë”, ankohet ai.
Ky hallexhi drejtësi nuk ka gjetur as në Gjykatën Supreme, e cila ka vërtetuar vendimet e gjykatave të niveleve më të ulta. Ai si shpresë të vetme për drejtësi shikon Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg./Almakos
Përgaditi: Arbnora Memeti
Montazha: Evi Shkopi
Kamera: Dejan Nedelkovski