Pavarësisht masave të Qeverisë për ulje të TVSH-së dhe akcizës për derivatet e naftës, qytetarët nga mesnata do të paguajnë çmime më të shtrenjta për blerjen e dizelit. Me vendimin e sotëm të Komisionit Rregullator të Energjetikës, nga mesnata çmimi i dizelit do të rritet për 2,5 denarë duke shkuar në 98 denarë për litër. Ndërkaq, çmimi i benzinës eurosuper BS 95 ulet për gjysmë denari përkatësisht nga 84 në 83,50 denarë, ndërsa për eurosuper BS 98 çmimi mbetet i pandryshueshëm.
MARKETING
Sipas KRRE-së, nëse nuk do të kishte ulje të TVSH-së dhe akcizës, çmimet e karburanteve do të ishin shumë të më larta.
Komisioni Rregullator i Energjetikës
“Në vendimin për përcaktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës janë përfshirë norma e TVSH-së prej 10% dhe shuma e reduktuar e akcizave për dizelin prej 4 denarë për litër dhe prej 2 denarë për litër për benzinën. Nëse nuk do të vazhdohej kohëzgjatja e uljes së TVSH-së dhe nuk intervenohej në akcizës, çmimi i benzinës do të ishte më e lartë për 8,50 denarë, ndërsa dizeli për 12 denarë në raport me vendimin e sotëm”.
Ndërkaq, kompania OKTA ka sjellë vendim që të vazhdojë deri në fund të muajit masën që të shes më lirë derivatet e naftës sesa çmimi më i lartë i përcaktuar nga KRRE. Në këtë mënyrë, dizeli do të shitet për tre denarë më lirë ndërsa benzina dy denarë më lirë.
Rritja e çmimeve të derivateve filloi më 9 mars, si pasojë e rritjes së çmimeve globale pas shpërthimit të luftës në Iran. Në këtë mënyrë çmimi i naftës shënoi rritje drastike nga 71 në 85.5 denarë, ndërsa benzinat u shtrentjuan për pesë denarë. Që atëherë, derivatet kanë shënuar rritje vazhdimisht dhe që nga ajo kohë deri më tash, nafta është shtrenjtuar për 27 denarë, ndërsa bezina për rreth 9 denarë. Përkatësisht, një rezervoar dizeli prej 50 litrash tani kushton 1,350 më shumë në krahasim me periudhën para rritjes drastike të çmimeve të derivateve.
Teuta Buçi /SHENJA/


