Nga 1 janari certifikatat e lindjes për foshnjat e posalindura do të mund të merren në mënyrë elektronike, kanë njoftuar nga Ministrja e Transformimit Digjital. Siç paralajmëruan ata, prindërit do të paraqesin kërkesë për certifikatë lindjeje përmes Portalit Kombëtar të shërbimeve dhe do ta marrin atë në spital, jo më vonë se 48 orë pas lindjes së foshnjës.
MINISTRIA E TRANSFORMIMIT DIGJITAL
“Ministria e Transformimit Digjital, duke përdorur Platformën Kombëtare të Ndërveprimit dhe Portalin Kombëtar të Shërbimeve zbatoi lidhjen e të gjitha institucioneve përkatëse: Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, Ministrisë së Shëndetësisë , Drejtorisë së shëndetësisë elektronike dhe institucioneve përkatëse publike shëndetësore, në procesin e regjistrimit plotësisht të automatizuar të të porsalindurit”.
Në njoftim sqarohet gjithashtu se prindërit do të duhet të kenë profil të hapur në nivelin bazë të Portalit Kombëtar të Shërbimeve. Nga Ministria e transformimit digjital bëjnë të ditur se në fazën e dytë të projektit, deri në fund të vitit 2026, do të lidhen edhe shërbimet e sigurimit shëndetësor nga Fondi Shëndetësor si dhe shërbimet e ndihmës për të porsalindurit të lëshuara nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/