“Prej 24 pacientëve, 9 sot do të lëshohen në shërim shtëpiak”, informoi sot Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai theksoi se pacientët të cilët po mjekohen 7 prej tyre ndodhen në Qendren Klinike , 8 pacientë në spitalin 8 Shtatori, 6 në spitalin e vjetër të qytetit si dhe 3 pacientë të cilët shërohen në klinikat private, pra siç theksoi ai në Shkup do të ngelen vetëm 15 pacientë. Ai dha shpjegime dhe për pacientët të cilët po mjekohen jashtë vendit.
Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë
“1 pacient që shërohet në Suedi, tashmë është në mjekim shtëpiak por që qëndron edhe disa ditë atje derisa të kthehet, praktikisht nesër do të mbetemi me 99 pacientë shkojmë në numër dyshifror, po zvogëlohet numri i pacientëve. Në përgjithësi informatat janë të mira, mbeten 4 pacientë pak më kritik por në dallim prej dje, sot janë në gjendje pak më të mirë sesa dje, por përsëri në situatë të vështirë. Dëgjojmë gjithnjë e më shumë lajme që ekstubohen pacientë dhe vendosen në reparte të mira, në repartet normale dhe paralajmërime për plot pacientë që do të kthehen në ditët në vijim”.
Ministria e Shëndetësisë ka formuar një ekip mjekësh, të cilët do shkojnë në spitalin e Koçanit për trajtimin e pacientëve që janë nga atje, të cilët kanë lëndime më të lehta, të mos detyrohen të vijnë deri në Shkup.
Jasmina Gjorgievska-Pavllovska, drejtoresha e Kirurgjisë Plastike
“Qëllimi është që, personat me lëndime më të lehta, me shkallë më të lehtë të djegies të mos vijnë në çdo 2-3 ditë në Shkup, por të mund kontrollet ti bëjnë atje. Për situatën e tyre shëndetësore, për infeksionet askush nuk mund ta dijë, ajo mund të ndodh në secilën fazë derisa nuk shërohet plaga”.
Ndërkaq, drejtori i Toksikologjisë Andon Çibishev, tregoi se 4 pacientët që dje kanë ardhur nga Spanja, pas kontrolleve të nevojshme mjekësore, sot janë lëshuar në shtëpi, në siç tha ai, gjendje të shkëlqyer shëndetësore.
Andon Çibishev, drejtor i Klinikës së Toksikologjisë
“U shtruan në klinikë, u kontrolluan nga toksikologë, anesteziologë, psikiatër. Të gjithë kanë marrë terapi. Rezultatet e analizave të tyre treguan se janë në vlerat e referencës, janë më parametra stabile klinike dhe sot u lëshuan në shtëpi, në gjendje të shkëlqyer shëndetësore”.
Ndërkaq, mjekët dhe institucionet përkatëse po tregohen të gatshëm se po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të iu dhënë trajnimin më të mirë të mundshëm për shërim sa më të shpejtë.
Anida Murati /SHENJA/