Në vazhdën e aktiviteteve që synojnë të ruajnë kujtesën historike dhe identitetin kombëtar, mbrëmë Shoqata Kulturore “Vizioni-M”, në bashkëpunim me Fondacionin “Çamëria Hasan Tahsini” nga Shqipëria, organizoi një aktivitet me temën “Çamëria dhe problemi çam sot”. Ky takim mblodhi historianë, studiues, artistë dhe qytetarë të interesuar për të reflektuar për historinë, dhimbjen dhe drejtësinë e munguar për popullin çam.
Përveç ligjëratave nga personalitete të njohura, si Qerim Lita, Luan Rama dhe Alket Veliu, aktiviteti u pasurua edhe me ekspozitën “Saga e Dinejve – Çamët që bënë histori”, që solli në vëmendje rrugëtimin dhe sakrificën e brezave çamë ndër vite. Programi filloi me një film të shkurtër nga ku përmes atyre pamjeve u përcoll dhimbja dhe shpresa e popullsisë.
Ne perpjekje për te mbajtur gjallë ndodhitë rreth çamëve, historiani Qerim Lita, në fjalën e tij foli mbi hulumtimin e tij të fundit në arkivat shtetërore shqipëtare rreth çështjes çame.
Qerim Lita, historian
“E një rëndësie të veçantë është për tu theksuar fakti se autoritetet e atëhershme komuniste shqiptarë në vend se të vepronin në fushën diplomatike në radhë të parë në ,, për zbardhjen dhe dokumentimin e tragjedisë çam atyre më tepër ju interesonte marrja e masave ndëshkuese ndaj një pjese të veprimtarëve nacionalistë çam me pretekst se paskan bashkëpunuar me okupatorin antifashist. 02:23 Ndryshe nga qeveria demokratike shqiptare, autoritetet greke mbështesin fuqishëm organizatat terroriste greke që vepronin brenda shtetit shqiptar apo siç njiheshin si Organizata për Çlirimin e Vorio Epirit”.
Ndërkaq, Luan Rama, studiues arti, publicist, shkrimtar, si dhe ish-ambasador i Republikës së Shqipërisë në Francë , sa i përket çështjes çame atë e sheh si një histori tragjike dhe shton që Greqia gjithmonë ka dashur që të heshtet dhe të mos flitet kurrë për çështjen çame.
Luan Rama, studiues
“Psh po të shikosh në tekstet qoftë edhe në tekstet zyrtare të historisë fjala ‘Çamëri’ është zhdukur komplet sikur ska egzistuar Çamëria, ndërkohë që jo vetëm fjala Çamëri dhe Çam por edhe Shkrime të ndryshme. \ 00026, 03:51, 06:17 Duhet të bëhen të hapim Qeveria shqipëtare e cila deri tani ka qëndruar në hije e tërhequr nga presioni i diplomacisë Greke nga presioni politik nuk e ka ngritur zërin dhe është fatkeqësi e madhe që lidership politik nuk ka guxuar ta vërë çështjen Çame nëpër agjendën e vet politike lidhur me Greqinë, të shpresojmë që me bujën tonë të vazhdimshme të bëjmë presion që qeveria Shqipëtare të luajë rolin e vet në zgjidhjen e çështjes çame”.
Ndërkohë, drejtor i Fondacionit “Hasan Tahsini”, Alket Veliu theksoi faktin se qeveria në Athinë nuk pranonte të drejtën e çamëve për t’u kthyer në shtëpitë e veta në Çamëri, duke lënë të hapur mundësinë për të diskutuar për pronat e çamëve.
Alket Veliu, drejtor i Fondacionit “Hasan Tahsini”
“Tani ajo që vlen për të thënë dhe për të theksuar është që në 33 vjet deri më sot çështja çame nuk ka pasur një zhvillim të mëtejshëm për trajtimin e vet por ka pasur një regres, sepse sot pas 33 vitesh shteti grek thotë që nuk ka më çështje çame ndërkohë që njihej 33 vite më parë nga ish kryeministri i atij vendi, kjo padyshim është për fajin e shtetit shqiptar që nuk ka një politikë kontinuiteti, vazhdimësie pra çështjet aty ku janë lënë të vazhdojë dhe të merren më tej”.
Kjo ngjarje u përmbyll me ekspozitën “Saga e Dinejve – Çamët që bënë histori”, ku pjesëmarësit i vëzhguan me kujdes dhe kuriozitet të madh pikturat duke kujtuar se sa të tmershme kanë qenë ato ditë për popullin çam.
Anida Murati /SHENJA/