Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Departamenti kundër krimit të organizuar më 23 korrik kanë sekuestruar dokumentacion nga komuna e Çairit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, për ndërtimet e paligjshme për të cilat kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka ngritur alarmin për një kohë të gjatë.
Këtë e kanë konfirmuar nga MPB duke thënë se aksioni është bërë me urdhër të Prokororisë. Thonë se qëllimi është ndjekja penale e krimit të organizuar dhe korrupsionin.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 23 korrik 2025, në bazë të një Urdhri të gjyqtarit të procedurës paraprake, zyrtarë të MPB-së nga Departamenti për Zbulimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Brendshme sekuestruan dokumentacion nga Komuna e Çairit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve”
Aksionin e kanë konfirmuar edhe nga Komuna e Çairt nga ku për TV Shenja kanë deklaruar se dokumentet autoriteteve policore u janë dorëzuar në kohë.
KOMUNA E ÇAIRIT
“Nga ana e Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së janë kërkuar Rregjistrat e kërkesave për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje. Komuna e Çairit, në afatin e duhur ua ka dorëzuar Rregjistrat e kërkuar”.
Për aksionin kohë më parë kishte paralajmëruar edhe numri një i policisë, Pançe Toshkovski. Madje, ai kishte paralajmëruar edhe rënimin e ndërtesave të paligjshme në rast se në Çair ka të tilla.
Ndryshe, “luftën” me ndërtimet pa leje e filloi kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska e cila dorëzoi në Prokurori dokumentacione përmes të cilave pretendon se janë legalizuar objeket që janë ndërtuar pa leje në Çair.
Mevludin Imeri /SHENJA/