Me normën e lartë të papunësisë, korrupsionit, erozionit të shtetit të demokracisë dhe sundimit të ligjit, shpesh me ndërhyrjen e Rusisë në punët e shtetit, Ballkani Perëndimor duhet të mbështetet fuqishëm në integrimin e tij euroatlantik, thuhet në draft raportin e fundit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ky raport e ka vlerësuar gjendjen në Ballkanin Perëndimor si të rrezikshme, ndërsa krizën politike e ka vlerësuar si “dekurajuese”. Në raport janë adresuar kritika ndaj presidentit të vendit, Gjorge Ivanov, për refuzimin e tij për t’ia dhënë mandatin liderit të opozitës, Zoran Zaev.
Tabelë: Asambleja Parlamentare e NATO-s
“Situata në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë është akoma më dekurajuese. Presidenti Gjorge Ivanov ka refuzuar t’i jep mandatin liderit të opozitës Zoran Zaev për të formuar Qeveri edhe pse Zaevi ka arritur marrëveshje me partitë shqiptare të cilët i kanë dhënë koalicionit vota të mjaftueshme për të formuar shumicën”.
Më tej në raport thuhet se Ivanov ka refuzuar të jep mandatin edhe përkundër vërejtjeve të ndërkombëtarëve se kjo është në kundërshtim me demokracinë, me pretendimet se
“Presidenti prandaj refuzon të jap mandatin koalicionit të partive që përbëjnë qartë shumicë përkundër paralajmërimeve nga BE dhe NATO se kjo shkon drejtpërdrejtë kundër kornizës së qeverisjes së mirë demokratike. Po ashtu theksohet vazhdimësia e tensioneve etnike në atë vend. Partia në qeveri e udhëhequr nga Nikolla Gruevski po ashtu ka refuzuar të largohet dhe vendi tani është futur plotësisht në një krizë institucionale. Formimi i Qeverisë në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka ngelur në vend”, thonë në raportin e Asamblesë Parlamentare e NATO-s
Në këtë draft raport të përgatitur nga Komiteti i Ekonomisë dhe Sigurisë së Asamblesë Parlamentare të NATO-s me titull “Tranzicioni ekonomik në Ballkanin Perëndimor thuhet se Ballkani Perëndimor mbetet një fushë me interes të veçantë për NATO-n. Megjithatë, theksohet se përveç çështjeve të brendshme, Ballkani Perëndimor po përballet me një shkallë të lartë të papunësisë. Ndërsa për gjendjen e demokracisë, raporti vë në dukje se niveli i zhvillimit demokratik në Ballkanin Perëndimor ka bërë hapa pas gjashtë vitet e fundit. Sundimi i ligjit është dëmtuar nga elita politike, e cila është duke përdorur këtë leva për përfitime personale. Më tej thuhet se në të gjithë rajonin “korrupsioni, klientelizmi, manipulimi i votave dhe mashtrimi janë të gjitha të lidhura me problemin e kapjes së shtetit nga elitat me pak interes në avancimin e thelbit të demokracisë, edhe pse forma e demokracisë i përshtatet qëllimeve të tyre.” Raporti arrin në përfundimin se ka një rrezik shumë të lartë për Ballkanin Perëndimor të rrëshqasë në ideologjinë nacionaliste, duke shtuar se autoritarizmi nuk është një “formulë e suksesshme ku problemi kryesor ka qenë mungesa e demokracisë”.
NATO: Situata në Maqedoni edhe më dekurajuese by tvshenjaofficial

